Aida Cenaj: Njeriu i Himnit Kombëtar, në 125-vjetorin e lindjes

(Botuar me 17 shtator 2001 në KOHA JONE)

Nga Aida Cenaj

Spiridon llo ishte kushëri me Marigonë (nënat motra), prandaj dhe ai u strehua pikërisht në shtëpinë e saj. Ka mundësi që pikërisht për ndjenjat e saj atdhetare, Marigo Possio të ketë zbukuruar flamurin që mbante Spiridoni, duke i qëndisur thekët. Prej këtu ka dalë mendimi se kjo patriote qëndisi flamurin në vigjilje të festës.

Historia e një flamuri që u qëndis për një natë nga një atdhetare shqiptare, kushërirë e Sipridon Ilos, është e njohur edhe e trashëguar nga kohë të hershme. Por nga ana tjetër edhe fakti që një patriot shqiptar, vetë Spiridon Ilo, e solli të gatshëm nga Bukureshti, është një e dhënë historike që nuk mund të mohohet lehtë. Të dy variantet përplasen me njëri-tjetrin dhe vetëm të dhënat historike dhe dëshmitë e lëna nga një brez në tjetrin mund të nxjerrin të vërtetën.

 

Ai u njoh me ndjenjat kombëtare që në vogëli. Vetë ambienti ku u rrit e frymëzoi me dashurinë për atdheun, të cilën e ruajti deri në ditën kur vdiq. Emri i tij u gdhend në historinë shqiptare, për të mos u shlyer asnjëherë. Autor i himnit kombëtar, patriot që la gjurmë të pashlyeshme në lëvizjen për shpalljen e pavarësisë, duke e sjellë vetë flamurin nga Rumania. Këngëtar, piktor e poet, Spiridon Ilo, kujtohet nga njerëzit që la pas dhe trashëgimtarët e miqve të tij të luftës.

U lind në qytetin e Korçës, më 30 shtator 1876. Në vitin 1906, tashmë djalosh i rritur, i pjekur e i pajisur me ndjenjat kombëtare, mori rrugën e mërgimit drejt Amerikës, për t’u kthyer sërish më vonë. Edhe atje ku kaloi disa vite të jetës së tij, Ilo, nuk vonoi të bashkohej me patriotët shqiptarë dhe të zhvillonte bashkë me ta shumë aktivitete kulturore. Pikërisht aty ai krijoi lidhje të ngushta me Sotir Pecin, Fan Nolin e shumë të tjerë. Të njëjtin aktivitet zhvilloi edhe kur u kthye në Korçë. Ai vazhdoi punën, në shërbim të atdheut, së bashku me patriotët e tjerë korçarë, Themistokli Gërmenjin, Pandeli Calen, Thoma Avramin e Mihal Gramenon.

Ishte ai që solli flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, nga Bukureshti. Patriot që bashkëpunoi ngushtë me atdhetarin që shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe pjesëmarrës kryesor në ditën më të rëndësishme të historisë shqiptare. Megjithëse i harruar, emri i tij nuk mund të rrijë më në hije, me gjithë kontributet që dha ai në luftën për një Shqipëri të lirë.

Flamurin nuk e qëndisi Marigo Possio

Historia e një flamuri që u qëndis për një natë nga një atdhetare shqiptare, kushërirë e Sipridon Ilos, është e njohur edhe e trashëguar nga kohë të hershme. Por nga ana tjetër edhe fakti që një patriot shqiptar, vetë Spiridon Ilo, e solli të gatshëm nga Bukureshti, është një e dhënë historike që nuk mund të mohohet lehtë. Të dyja variantet përplasen me njëri-tjetrin dhe vetëm të dhënat historike dhe dëshmitë e lëna nga një brez në tjetrin mund të nxjerrin të vërtetën.

Historiani dr. Bashkim Jahollari dëshmon se në mbledhjen e organizuar nga Isamil Qemali në Bukuresht është diskutuar rreth masave përgatitore të Kuvendit Kombëtar. Ndër këto masa bënte pjesë edhe përgatitja e flamurit, që do të sillej në Shqipëri. Meqenëse Spiridon Ilo ka qenë grafist, ka mundësi që ai ta ketë skicuar flamurin gjatë përgatitjes së tij. Pas kësaj njëri nga anëtarët e delegacionit, që udhëtoi nga Bukureshti në Shqipëri duhej të merrte flamurin e përgatitur. Me cilësinë e pjesëtarit në këtë delegacion, ashtu siç shkruan edhe në kujtimet e veta Spiridon Ilo, theksohet që “flamurin e ngritur në Vlorë e sollëm nga Bukureshti. Atë e mbajta unë në gji”.

Caktimi i këtij pjesëtari të delegacionit për të mbajtur flamurin ndoshta ka lidhje me rolin e tij gjatë përgatitjes së flamurit. Argumenti i dytë sipas Jahollarit, është ekzistenca e mendimit se pavarësia fillimisht mund të shpallej në qytetin e Durrësit. Këtu u vendos që ky akt të kryhej në Vlorë. Atëherë mbetet përfundimi se grupimi i delegatëve nuk do të lejonte gjetjen e flamurit në momentet e fundit. Pikërisht këtu problemi ndërthuret me emrin e Marigo Possios, (e njohur me mbiemrin Poçi). Është fakt se me të mbërritur në Vlorë anëtarët e delegacionit u strehuan nëpër shtëpitë e atdhetarëve të këtij qyteti. Po kështu dihet se këtu ndodhet edhe Marigo Possio.

Spiridon Ilo ishte kushëri me Marigonë (nënat motra), prandaj dhe ai u strehua pikërisht në shtëpinë e saj. Ka mundësi që pikërisht për ndjenjat e saj atdhetare, Marigo Possio të ketë zbukuruar flamurin që mbante Spiridoni, duke i qëndisur thekët. Prej këtu ka dalë mendimi se kjo patriote qëndisi flamurin në vigjilje të festës.

Në kujtimet e tij Spiridoni thotë se “flamurin e ngriti Ismail Qemali, unë e mbërtheva në parmakët e ballkonit”. Një fakt i tillë përmendet edhe në artikullin e gazetës “Përpara” të datës 30 shtator 1972. Kjo gjë vërtetohet edhe nga fotografia e përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë, në të cilën duket qartë prania e Spiridon Ilos në ballkonin e godinës ku u ngrit flamuri, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, etj. Nga ana tjetër, pas shpalljes së pavarësisë Ilo punoi për të publikuar flamurin që u ngrit në Vlorë. Gjatë viteve 1916-1920, kur ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ai përgatiti dhe shpërndau shumë flamuj të këtij modeli, me përmasa të ndryshme, një pjesë të të cilave i solli në Shqipëri. Po në SHBA, Ilo botoi një kartolinë me flamurin që u ngrit në Vlorë. Së fundi, nëpërmjet deklaratave apo kujtimeve të tyre, disa nga pjesëmarrësit e ngjarjes së 28 nëntorit, kanë pranuar se flamurin e solli nga Rumania Spiridon Ilo. Ky mendim është përmendur edhe në mbledhjen e organizuar nga Bashkia e Korçës në vitin 1929, në të cilën një fakt i tillë është shënuar edhe në procesverbalin e mbledhjes, i cili është trashëguar deri sot.

Muzikanti, këngëtari, vjershëtori…

Spiridon Ilo dha gjithçka që pati për hir të ndjenjës që rronte brenda tij. Patriotizmi dhe mëmëdheu, janë trajtuar në shumë vepra që mbajnë firmën e tij. “Të gjithë ne o djema”, “Mall për mëmëdhenë dhe për nënon”, “Sa bukur rronim”, “E bukur era”, “Lutje të dashurës” dhe “Kujtim i paharruar”, janë poezi që përveç temës patriotike, nuk kanë lënë pas dore dashurinë, me gjithë magjinë e saj. Aktiviteti i tij artistik u zhvillua edhe kur ai rronte në Amerikë. Në vitin 1916 ai botoi në Boston librin “Dëshirat e zemrës” me 64 faqe, të cilin e ribotoi të plotësuar me 94 faqe në vitin 1918. Libri u kushtohet shokëve të tij, 6 dëshmorëve të rënë në fushën e Korçës. Vëzhgues konsekuent i iluminizmit të Rilindjes, i bindur në domosdoshmërinë e lëvrimit dhe pasurimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare, si faktor procesi dhe emancipimi, Ilo në vitin 1916 boton në Boston komedinë me një akt “Vërtet ëndërr”.

Me interesa artistike disaplanëshe, Ilo u aktivizua në disa fusha të artit. Në vitin 1909 në Korçë u luajt drama “Besa” e Sami Frashërit, në të cilën llo interpretoi rolin e Rexhepit. Spiridon Ilo dha edhe në fushën e grafikës. Revista “Përparimi” e viteve 1917-1920, në Nju Jork njoftonte se Spiridon Iloja kishte botuar një portret të Skënderbeut me përmasa 50 X 60 cm dhe një tablo që paraqet Skënderbeun mbi kalë me shpatë në dorë. Shumë grafika të tij janë fotografuar edhe nga Marubi i njohur.

Spiridon Iloja është i pari shqiptar që ka incizuar pllaka gramafoni me këngën patriotike dhe këngë popullore, që në vitin 1916. Janë 16 pllaka ku tingëllon zëri i ëmbël i Ilos, i cili mbushi hapësirën shqiptare me melodi të bukura dhe prekëse të këtyre këngëve. Një patriot i të tilla përmasave, lënë në hije, e pse jo i harruar, ka ardhur koha të ndriçohet. Ai tanimë, edhe pse vonë, duhet të zërë vendin e tij deri më tani të injoruar. Ai ka rolin e pamohueshëm në historinë shqiptare dhe për këtë duhet të renditet mes emrave të patriotëve më të njohur shqiptarë. Dhe një detyrë të tillë e kanë marrë përsipër miqtë, trashëgimtarët dhe të afërmit e tij.

SHKARKO APP