Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 15:14 Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë Një organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet italiane gjatë operacionit të koduar “Caveau 38”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Harta digjitale rikthen në jetë rrugët e lashta romake: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!”

Aktualitet E premte, 28 Nëntor 2025 08:10
Harta digjitale rikthen në jetë rrugët e lashta romake: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të parë, studiuesit kanë hartuar të gjithë rrjetin e gjerë rrugor romak, duke nxjerrë në pah ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet dhe historinë europiane.

“Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!”

Rrugët ishin sistemi jetik i Perandorisë Romake, duke u shtrirë nga Britania deri në Afrikën e Veriut — përgjatë tyre u vendosën njerëz; marshonin ushtri; udhëtonin tregtarë, mallra, dije dhe pushtet — deri në cepat më të largët të perandorisë.

Edhe sot, rrjeti rrugor romak vazhdon të formësojë pjesë të mëdha të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Tani, një projekt i ri i madh kërkimor digjital po ndryshon në mënyrë thelbësore mënyrën se si e shohim këtë infrastrukturë antike. Ekipi ndërkombëtar akademik pas projektit Itiner-e ka krijuar setin e parë me rezolucion të lartë dhe të dhëna të hapura që harton të gjithë rrjetin rrugor të Perandorisë Romake. Në total, ata kanë arritur të hartojnë në mënyrë digjitale 299 mijë kilometra rrugë që përshkojnë rreth 4 milionë kilometra katrorë të ish-perandorisë, pothuajse duke dyfishuar gjatësinë e rrugëve që mendohej se ekzistonin më parë.

Itiner-e: Hartimi dixhital i botës së lashtë

Për të digjitalizuar rrjetin, u studiuan burime të besueshme. Studiuesit kërkuan në zona arkeologjike, ditarë udhëtimesh dhe harta shekullore si Tabula Peutingeriana. Pistat historike të gjetura u krahasuan me pamjet moderne ajrore dhe satelitore për të krijuar Itiner-e.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjurmët e ndarjes romake të tokave (Centuriation), të njohura jo nga mure apo kanale, por nga parcelat, pasi romakët i ndanin në mënyrë të barabartë tokat e reja dhe të pushtuara në blloqe drejtkëndore — janë ende të dallueshme sot si shtigje, rrugë ose kufij. Ato duken qartë në fotot ajrore, në hartat kadastrale dhe madje edhe gjatë ecjeve, sidomos në Italinë veriore, Francën jugore dhe Tunizi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fund studiuesit bashkuan 14,769 segmente individuale në një sistem të detajuar gjeoinformacioni (GIS), i saktë deri në 50 metra, që lidh çdo seksion rrugor me metadata rajonale, indikatorë cilësie, burime dhe lidhje digjitale me informacion mbi vendbanimet antike. Kjo ofron, për herë të parë, një kuptim më gjithëpërfshirës të mënyrës si qarkullonin njerëzit, si administrohej perandoria, madje edhe si shpërndaheshin sëmundjet.

Mund t'ju interesojë

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Para 9 minutash
Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 21 minutash
Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Para 41 minutash

Metoda dixhitale dhe punë detektive arkeologjike

Përveç mbi 100.000 km rrugëve kryesore, studiuesit hartuan edhe 195.000 km rrugë dytësore, duke vizualizuar lëvizshmërinë në zonat më të largëta të perandorisë.

Një risi tjetër e ekipit ishte përdorimi i modeleve digjitale për të simuluar shpejtësinë, itinerarin dhe pengesat fizike të rrugëve që kalonin në terrene të vështira.

Rrugët: Themel i fuqisë dhe lëvizshmërisë së Perandorisë Romake

Një risi tjetër e Itiner-e është paraqitja e qartë e mënyrës si aftësia logjistike e romakëve u mundësonte zgjerimin masiv të perandorisë — duke bërë të mundur tregtinë, shkëmbimin intelektual dhe kontrollin ushtarak të territoreve të mëdha. Mbi 100,000 km rrugë kryesore përshkonin perandorinë, të pajisura me shenja kilometrike, poste ushtarake dhe qendra administrative, prandaj edhe të dokumentuara mirë.

Shtrirja e rrugëve dytësore pasqyron zhvillimet e ekonomive rajonale dhe lëvizjen e përditshme. Nga të dhënat, studiuesit vunë re se disa zona ruajnë gjurmë të qarta të rrjetit edhe sot, ndërsa të tjerat janë rindërtuar përmes analizave digjitale bazuar në histori dhe burime të zonave. Projekti hap kështu mundësi të shumta për hulumtime të ardhshme.

Hartimi i të panjohurës: Pse rrugët romake mbeten ende mister?

Atlasi rrugor i Itiner-e tregon edhe një histori pasigurie, edhe pse shumica e rrugëve dokumentohen në burime të shkruara, itinerari i tyre i saktë shpesh nuk dihet. Arsyeja lidhet me variantet e ndryshme të rrëfimeve që kanë mbërritur deri sot, ndryshimet topografike dhe zgjerimin natyror të rrjetit rrugor ndër shekuj.

Studiuesit thonë se vetëm 2.7% e rrugëve mund të hartohen me siguri arkeologjike. Në gati 90% të rasteve, studiuesit mund të përcaktojnë vetëm një itinerar “të mundshëm”. Ndërsa për 7.4% të fundit, shkencëtarët mund të sugjerojnë vetëm rrugë “hipotetike”, të cilat rrugët do të duhej t’i kishin ndjekur.

Seti i të dhënave përfshin edhe “Hartat e Besueshmërisë”, diçka krejt e re në arkeologji, që theksojnë rajonet dhe segmentet që kanë nevojë për gërmime apo burime më të mira dokumentare.

Rimatja e rrugëve romake do të thotë rishkrim i historisë europiane

Një gjë e bën të qartë projekti Itiner-e: rrugët e historisë janë shumë më të gjata dhe më të ndërlikuara sesa mendohej.

Me këtë projekt, studiuesit kanë zbuluar boshllëqe të mëdha, por njëkohësisht kanë hapur edhe rrugë të reja për histori tërheqëse dhe zbulime të reja. Çdo boshllëk arkeologjik është një ftesë për të vazhduar kërkimet.

Shkruar nga Alexander Freund autor dhe redaktor në redaksionë e shkencës (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë
Para 9 minutash

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse
Para 21 minutash

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës s...

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë
Para 37 minutash

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
Para 41 minutash

Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 4 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 8 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.