Arion Sulo: Këngëtari Lucio Dalla në Pallatin e Kongreseve
(Botuar me 5 dhjetor 1999 në KOHA JONE)
Nga Arion Sulo-
Lucio Dalla ka lindur në Bologna më 4 mars 1943, fillon të merret me muzikë që në moshë të re: nga firzamonika kalon te klarineta në moshën 14-vjeçare, duke dhënë shfaqe me grupe të ndryshme jazz.
Debutimi i parë në botën e këngës erdhi në 1964, nën projektimet e Gino Paulit, me një stil të inspiruar nga muzika soul. Në 1971 mbas një paranteze eksperimentale arrin shifra të larta të shitjes së disqeve me albumet “4/3/43; pasojnë “Piaza Grande”, “Il gigante e la bambina“ dhe “Itaca”, këngë të destinuara të bëhen “evergreen”.
Nga “74-’77, bën një ndryshim të rrotës: inauguron një tip spektakli në gjysmë të rrugës midis koncertit dhe teatrit. Hap një bashkëpunim të frytshëm me poetin bolonjez Roberto Roversi duke e orientuar produksionin e vet drejt përmbajtjeve civile. Rezultati i këtij bashkëpunimi do të shënohet në tre albume “historikë”: “ Il giorno aveva cinque teste”, Anidride soforosa”, dhe “Automobili”.
Më 1977 me albumin “Com’e profondo il mare” Lucio Dalla debuton si autor tekstesh i këngëve të tij. Gjatë dhjetëvjeçarit që do të pasojë, krijimet e artistit bolonjez do të mirëpriten nga publiku dhe do të arrijnë rekorde të larta shitjesh, me maja shumë të larta gjatë viteve 1971/1981, por të kaluar nga turet “Banana Republic” me kolegun Francesko de Gregori.
Në vitin 1985 pasojnë albumet “Bugie” dhe“Dallamerikaruso” (1986) që përmban dhe këngën “Caruso”, botërisht e njohur si kryevepra e Dalës, e cila është shitur në mëse tetë milionë kopje në tridhjetë versionet e saj, midis tyre dhe versioni i Luciano Pavarotit.
Në 1988 një tjetër bashkëpunim i suksesshëm: Dalla-Morandi, fryt i të cilit është një album dhe turne, një triumfal në vendet më magjepsëse të artit në Itali, të paarritura më parë nga muzika e lehtë.
Viti 1990 shënon një tjetër sukses të Dallës: një shfaqje televizive e shoqëruar me një trupë baleti dhe një pjesë shumë e veçantë “Attenti al lupo”, të cilat lançojnë albumin “Cambio” që ende në ditët e sotme mban rekordin e shitjeve në Itali, me gati 1.400.000 kopje të shitura. Pason një tur i zgjatur, i dokumentuar në LIVE në albumet “Amen” dhe “Hena” në vitin 1994.
Viti 1996 shënon suksesin diskografik të radhës me albumin “Canzoni”, që ka kaluar shifrën 1.300.000 kopje të shitura, duke u klasifikuar kështu si albumi më i shitur në Itali në këtë dhjetëvjeçar. Përveçse autor dhe interpretues i këngëve-poezi nga më të ndierat në njëzet vitet e fundit dhe një përmbledhës global i muzikës në Europë dhe Amerikë të Jugut, sot Lucio Dalla është edhe motori dhe zemra e një aktiviteti mjaft të dëgjuar të produksionit dhe realizimit diskografik të nivelit të lartë, që ka për epiqendër Bolonjën dhe PRESSING S. r. l., etiketa e tij diskografike që ka lançuar Ron, Stadio, Luca Carboni, Samuele Bersani dhe rilindjen artistike te Gianni Morandi-t.
Në këtë aktivitet bën pjesë dhe puna e tij si kompozitor i muzikës së filmave për Monicellin, Antonionin, Gianarellin, Verdonen, Campiottin, Placidon etj. Veç kësaj, duhet kujtuar dhe veprimtaria e tij si krijues programesh televizive me shumë sukses (Te vojo bene assaie, Viti i Ri, Rai Uno-Taxi, Rai Tre, S. Patrigiano etj) dhe veprimtaria si galerist i veprave avanguarde të artit: është së fundmi hapja e galerisë së tij të artit NO CODF në Bolonja. Kurioziteti muzikor i Lucio Dallës është pa kufij: nga inkursionet pë muzikën klasike të “Pierino e il lupo” të Profekoviev (1977) në projektin “Enzo Re” (1998) i realizuar me Universitetin e Bolonjës në bashkëpunimin e ri artistik me poetin Roberto Roversi: nga ky rast merr jetë një album me gjashtë këngë të padëgjuara, që nuk do të dalin në shitje, por do të shtypet në tirazh të limituar dhe do t’i dhurohet universitetit duke u bërë menjëherë objekt koleksioni dhe kulti. Janë për t’u shënuar gjithashtu edhe koncertet e realizuara gjatë verës ’98 dhe ’99 me një orkestër simfonike me 76 instrumente, drejtuar nga Maestro Beppe D’Onighia, gjatë të cilave janë interpretuar pjesët më të famshme të Lucio Dallës të riaranxhuara për ansambël sinfonik. Në 9 shtator ’99, 33 vite pas nga albumi i tij i parë që titullohej “1999″ doli, albumi i ri i Lucio Dalles me titullin “Ciao”. Albumi përmban 11 pjesë të prodhuara dhe orkestruara nga Mauro Malavasi.”Të këndosh me një orkestër simfonike këngët që gjithmonë ke kënduar është një aventurë shumë e bukur që të jep mundësi depërtimi dhe eksperimentimi të paimagjinueshme”.
Kështu Lucio Dalla rreth një vit më parë, në vigjilje të një turneu veror ishte në skenë i shoqëruar nga një orkestër simfonike, më parë nga ajo e Teatrit Massimo të Palermos dhe më pas nga ajo me njëqind instrumente të orkestrës Toskanini. Eksperienca ishte entuziaste, për të interesuarin direkt që është gjithnjë në kërkim të formave dhe formulave të reja teatrore, dhe për publikun që dekretoi gjithandej suksesin e koncertit. Këtë radhë Dalla do të bëjë një spektakël të veçantë në Tiranë me Orkestrën Simfopnike të TVSH, dhe me vokalistët besnikë Iskra Menarini dhe Riccardo Majorana, Teo Ciavarella në piano, Giot.. Ata Colaprisca në perkusion dhe Beppe D’Oighia, bashkëpunëtori i tij më i ngushte që ka “kuruar” orkestrimet simfonike dhe do dirigjojë edhe këtë orkestër. Vetë Dalla përveç se do të këndojë “ariet” e tij më të famshme do të transformohet në drejtues orkestre për të dirigjuar “La sinfonia dei giocattoli” të Hajdin.
Produksioni i koncertit është nga Ph. D. Të Bruno Sconcchia.
Përgatiti Arion Sulo