Goditet dhe gjakoset fotoreporteri i “KJ”, Gent Shkullaku
(Botuar me 18 Qershor 1997 në KOHA JONE)
Goditet dhe gjakoset fotoreporteri i “KJ”
Dje, në kohën që policia e Tiranës po bënte një operacion në qendër të kryeqytetit, fotoreporteri i gazetës “Koha Jonë” Genti Shkullaku është goditur gjakosur. Ai po fotografonte operacionin me lejen e drejtorit të Policisë së Tiranës Pashk Tusha, kur dy civilë të Gardës së Republikës me në krye elektricistin e Presidencës, një gushëkuq i vogël, i cili ka marrë pjesë në djegien e redaksinë së gazetës më 2 mars 1997, i janë drejtuar fotoreporterit duke e fyer dhe goditur në kokë. Pas kësaj, fotoreporteri i është drejtuar për ndihmë policisë, por ata nuk kanë ndërhyrë, duke iu ruajtur një konfrontimi të mundshëm me gardistët. Rastet e sulmeve të gardistëve ndaj gazetarëve të “KJ” po bëhen të shumta, çka bie ndesh me deklaratat e Berishës për mbrojtjen e shtypit të lirë. Por janë pikërisht njerëzit që ruajnë Berishën, të cilët po sakatojnë gazetarët. Durimi ka kaluar kulmin, çka do të thotë se durimi ka një kufi, i cili tashmë ka sosur. A. GJ