Historiku i KJ/Sokol Balla: Bukuria nuk është monopol i askujt

(Botuar me 7 Janar 1996 në KOHA JONE)
Nga Sokol Balla-

… Kur u zgjodh Misi i parë i Shqipërisë dhe kurora u vendos mbi flokët e Valbona Selimllarit, të gjithë e ndjenë se si u thye një mit. Dhe jo një gjë e lehtë por një mur, ku kishin “thyer” kokën me mijëra vajza shqiptare gjatë shekujve. Deri më 1992, turpi, zakonet, mentaliteti, bile edhe ferexheja e kanuni, kishin bllokuar e burgosur bukurinë dhe virtytin e femrës shqiptare. Megjithëse jo krejtësisht tani muri ka rënë. Koha dhe vetë njerëzit po heqin edhe tullat e fundit nga brezi sanitar, që ndante dy botët e që i kish lënë monopolin e lirisë, së jetës, të zgjedhjes e të ndjenjës vetëm mashkullit. Kjo ndihet fare lehtë. Mjafton të dalësh në rrugë dhe mund të shohësh se sa shumë i jemi larguar vitit 1992. Miset tani nuk kanë nevojë për një kurorë që të shpallen mbretëresha të bukurisë. Çdo vajzë shqiptare tani e ka kuptuar se ajo mund ta rrisë dhe kultivojë, atë bukuri që i është dhënë pa dijen e saj, nga natyra,

Zoti dhe fati. Tani vajzat shqiptare e kanë kuptuar dhe ndjerë, se të jesh apo të ndjehesh e bukur, nuk është e domosdoshme që të hysh në një spektakël zyrtar… Asnjë patentë, licencë, televizion, regjisor apo menaxher nuk mund të të dhurojë apo të të japë mundësinë të të shpallin mbretëreshë të bukurisë. Bukuria nuk është monopol i askujt. Tani këtë e dinë mirë të gjithë. Mirë është që po të gjithë ta kujtojnë herë pas here.

SHKARKO APP