Kiço Blushi: Berisha edhe fitoi, edhe humbi

(Botuar me 13 Qershor 1996 në KOHA JONE)

Nga Kiço Blushi-

Shqipëria ka hyrë në një qorrsokak të ngjashëm me vitin e mbrapshtë të Kadaresë, kur kërkohej një Princ Vid.

Ngjarjet që ndodhën në Shqipëri gjatë zgjedhjeve e pas zgjedhjeve kanë tronditur jo vetëm shoqërinë shqiptare, por edhe opinionin botëror. Duhet pranuar aksioni policor në formë skeçi i zgjedhjeve dhe rrahjet barbare masive nuk kanë turpëruar e njollosur vetëm ekzekutorët dhe krerët sundues të PD, por imazhin e Shqipërisë e të shqiptarëve në përgjithësi. Ky turp mund të ndodhte vetëm në kohën e Haxhi Qamilit, kur Shqipëria ende nuk njihej si shtet, ku mungonte krejtësisht informacioni dhe kur cubat i bënte të verbër injoranca shekullore dhe mungesa totale e vetëdijes kombëtare e sidomos përgjegjësia qytetare. Sepse ajo që ndodhi këtu nuk ka ngjarë askurrkund, as në vendet e tjera postkomuniste të Lindjes, as në diktaturat pluraliste e me ekonomi tregu të Amerikës Latine. Rezultatet nuk dolën 99,99 për qind si në kohën e diktaturës së proletariatit, por 88,88 për qind si në kohën e Dumbabës me kostum evropian dhe me shami në xhepin e vogël të xhaketës. Në Izrael, Peresi që ishte në pushtet, po të kishte manipuluar 30 mijë vota, do të ishte prapë në pushtet. Në Çeki, Haveli e Klausi kryeministër, vetëm me një zonë të “fituar” me mjetet shqiptare, do të merrnin mandatin e shumicës, pa u detyruar t’u shtrinin dorën socialdemokratëve duke u dhënë postin e kryetarit të parlamentit. Ndaj thirrjet për përsëritjen e zgjedhjeve vetëm në disa zona ngjajnë absurde, pasi logjika elementare e votimit thotë se dy rivalë për deputet mund të luajnë edhe me një votë: pra, kush merr 50 për qind plus 1 votë i thotë tjetrit shko në shtëpi. Por kjo lojë “me monedha të vogla” nuk ngjau në Shqipëri. Gjaku dhe tahmaja, pra deti u bë kos!, u zuri sytë pushtetarëve të sotëm, të cilët dëshmuan jo vetëm harbutëri të pashoqe e të pashembullt, por edhe frikë të tmerrshme për të lëshuar pushtetin. Dhe pyetja elementare që bëhet në këtë rast është kjo: përse këta zullumqarë të harbuar kanë kaq shumë frikë të bëhen qytetarë të thjeshtë? Nuk është vetëm frikë e nesërme për zbulimin e korrupsionit. Ende nuk dihet çka ndodhur në prapaskenë. Ende nuk dihet ç’dokumente ka nëpër sirtarët sekrete. Ende nuk dihet ç’marrëveshje të pista janë bërë me disa përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë e politikanëve që vijnë nga Evropa, derisa këta i shpërblejnë me heshtje, a miratim veprimet e paskrupullta të krerëve shqiptarë, që manipulimin pa turp e quajnë vullnet të popullit. Por edhe historia e shkurtër shtetërore, më pak se 100-vjeçare e shtetit shqiptar, ka dëshmuar se asgjë nuk mund të fshihet për një kohë të gjatë. Ata që kanë abuzuar me pushtetin, kanë patur fat tragjik, ndaj më kot i gënjen mendja këto të sotmit se do ta hedhin lumin me një mandat të ri të vjedhur, që ndryshe quhet “verdikt i popullit”. E keqja nuk qëndron se këta do t’i shpëtojnë ose jo ndëshkimit të pashmangshëm historik, si edhe paraardhësit e tyre, të djathtë apo të majtë, por sepse ata tentuan të rroposin kësisoj edhe fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Ajo që cenohet më shumë është fytyra e Shqipërisë, ndaj edhe në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, menjëherë pas zgjedhjeve thuhet me gjuhë diplomatike: “Shqipëria ka bërë një hap prapa në proceset demokratike”. Kështu gjëja më e rëndë nuk është thjesht faji i pafajshëm i vjedhjes totale të votave, por mungesa e frikës nga ndëshkimi i pashmangshëm historik, ndjenjë kjo më se normale për një nëpunës me zhvillim minimal mendor. Dhe e gjithë kjo, në një kohë kur gjyqet e udhëheqësve komunistë janë ende në proces, atëherë si shpjegohet që këta pushtetarë nuk kanë as frikë instiktive nga krimi elektoral që është pa asnjë dyshim shumë më i rëndë nga çdo krim tjetër ordiner, pasi ua jep pushtetin me vetëdije “kriminelëve” apo mafies politike? Si është e mundur që jo në një zonë, por në të gjitha zonat u gjendën njerëz të gatshëm për manipulime, për dhunë e terror psikologjik? Për shumëkënd përgjigja e kësaj pyetje është tepër e hidhur: Ne s’bëhemi, ne s’jemi qytetarë, ne s’kemi kulturë demokratike, ne jemi fundi i botës… etj. Por nuk është aspak kështu. Edhe popuj më të mëdhenj e me tradita më shekullore, janë gjetur përballë anarkisë dhe autoritarizmit të njëshit; këta kanë çuar në situata të ngjashme kur populli është vënë përfund nga klikat, nga rrugaçët pa ideale, nga kriminelët e paguar dhe nga aventurierët e pandreqshëm.  Le të kujtojmë për ilustrim se si erdhi në fuqi fashizmi ose nazizmi. Pa u zgjatur në histori, tani Shqipëria, politika dhe opinioni publik i saj, i kanë vënë sytë tek veprimet që do të vijnë nga jashtë. Ajo që thuhet nga disa kancelari evropiane për zgjedhje të pjesshme nuk tregon aspak se ata nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë se të gjitha zonat u përfshinë nga manipulimi masiv, – pasi, siç e thamë më lart, edhe kur zbulohet një votë e vetme e manipuluar vihet në dyshim tërë procesi i zgjedhjeve, por sepse nga Shqipëria kërkohet stabilitet. “Një stabilitet” i paguar me taksën e dhunimit të aktit parësor të demokracisë: të drejtës për t’u zgjedhur e për të zgjedhur. As nuk diskutohet më tani se me fjalën “stabilitet” dhe “Shqipëria është faktor stabiliteti” është luajtur shumë këto 4 vjet, duke kuptuar këtu edhe çështjen e Kosovës.  Por tani problemi është konkret dhe më i koklavitur. Edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare, kushdo që të vijë në pushtet, do të jenë krejt ndryshe, pasi politika shqiptare tani është “me bisht”. Një mendje e ftohtë dhe e arsyeshme evropiane e di se parlamenti i vjetër nuk mund të mblidhet dot më, por po u tha nga Perëndimi se edhe parlamenti i ri është i paligjshëm, pra zgjedhjet janë të pavlefshme, atëherë Shqipëria, për tre muaj, sa të bëhen zgjedhjet e reja e të marrë mandatin parlamenti i ri mbetet pa Qeveri, pa ligjvënës, madje edhe pa President – sepse edhe ky do të jetë formal. Atëherë, kush do të qeverisë, ose, më thjesht, kush do të urdhërojë policinë, në një kohë kur bandat, militantët e verbër dhe rrugaçët janë nëpër rrugë? Opozita me 5 për qind e zgjedhjeve të 26 Majit nuk mund të ketë mandat për të formuar një “Qeveri Teknike”. Pra, kolapsi është i plotë. Kështu arsyetojnë mendjet e ftohta, nëpër kancelaritë evropiane. Është i plotë kolapsi edhe pse kartat e “Qeverisë Teknike” është e djegur, pasi një qeveri e tillë, para 4 vjetësh, – “Qeveria Ahmeti” – u ndëshkua ashpër nga Berisha, – me burgosje dhe me ligjin antigjenocid domethënë a ka burra të tillë që të marrin përsipër një përgjegjësi të tillë, kur e kaluara e afërt jep shembuj tepër të hidhur? Sido që ta kthesh situatën e krijuar, duket se Shqipëria gjendet në një udhëkryq të pashembullt, ku daljet janë të bllokuara dhe tryezat e kompromisit janë të thyera jo tani, por gjatë 4 viteve të qeverisjes Berisha. Në sheshin “Skënderbej” më 28 Maj jo  vetëm u rrah dhe u dhunua opozita, por u thye përfundimisht tryeza e domosdoshme e dialogut dhe e marrëveshjes, pa të cilën pluralizmi është formal. E vetmja udhë e afruar është qetësimi i situatës dhe fitimi i kohës duke janë lënë politikën ligjit universal të harresës, dukuri kjo që vepron me sukses tragjik sidomos në Ballkan, kur që nga kohët e lashta, në mungesë të narkozës, mjekët bënin operacione duke shkaktuar dhimbje artificiale, më të mëdha, në një pjesë të shëndoshë të trupit. Këtë “operacion” kërkon ta bëjë mjeku Berisha së pari në Shqipëri e më pas në institucionet euro-amerikane. Narkoza : asgjë e jashtëzakonshme, plus harresë, plus lodhjen të opozitës, plus situata “jashtë kontrollit” do të çojnë vetvetiu edhe dilemën e Perëndimit te aksioma e vjetër: lërini shqiptarët të ziejnë vetë në kazanin e tyre, mjaft që të mos dalë era e tyre jashtë kufijve… Për të arritur pikërisht këtu, sepse s’u ka mbetur asgjë  tjetër, – ka filluar që tani të thuhet e të dëshmohet në mjetet e informacionit zyrtar se “çiftet bëjnë dashuri”, “tregjet janë plot” dhe delegacionet e të huajve sjellin përshëndetje për Presidentin Berisha. Ndërkohë do të sakrifikohen disa e do të priten ca “koka turku”. Berisha do të bëjë lëshime jo në katër zona por në 17 zona, duke lënë të paprekur 50 për qind të zonave që i garanton shumicën për të formuar qeverinë e tij. Ai po ndërton me moskokëçarje të shtirur parlamentin “pluralist” jo me rivalë, por me satelit pa identitetet, duke e ditur që tani se opozitarët kukulla duke qenë të emëruar nga dora e tij, kurrë s’mund të kenë kurajën dhe të drejtën morale apo civile, t’i thonë jo vullnetit të mëtejshëm të tij arbitrar. Ajo që tani ngjan si komedi, shumë shpejt do të kthehet në një farsë tragji-komike, duke e bërë skenën shqiptare një cirk politik me klounë dhe kafshë të egra të zbutura dhe të eglendisur eurosterilët. Në fund të fundit kjo është “garanci” që i jepet Berishës për 4 vitet e ardhshme. Po a do ta pranojë këtë opozita, e ç’mund të ndodhë, po qe se Perëndimi, për shkaqet e mësipërme (për të shmangur kaosin politik) e pranon këtë “lëmsh historik” të Berishës?  Është e vështirë të pranohet kjo zgjidhje, nëpërmjet pazarit politik që opozita e rrahur dhe e dhunuar publikisht të pranojë një rritje artificiale të vendeve në Parlament dhe që gjithsesi të jetë “dekor politik”i Berishës që tentoi në 26 Maj të siguronte një pushtet krejtësisht të pakontrolluar, në një shumicë superabsolute e me një monizëm të ri, unikal në historinë e civilizimit europian. Berisha dogji edhe kartën e tij të fundit, duke dekretuar edhe zgjedhjet e 16 Qershorit. Në rast dështimi edhe të këtij veprimi të guximshëm, atij s’i mbetet asnjë veprim tjetër, veçse dorëheqjes.  Vetëm ky veprim do të zhbllokonte situatën. Por Berisha ka provuar se jo vetëm që s’e njeh tërheqjen e kompromisin, por në situata të tilla hidhet në sulm, sepse e di parimin stalinist se sulmi është mbrojtja më e mirë. Për hir të së vërtetës kjo taktikë atij i ka dhënë frute të ëmbla gjatë qeverisjes dhe çudia është se përse frutat e dhurimit janë bekuar edhe nga disa “sera” perëndimore.

Po më tej?

Deri tani në horizontin e mugët politik kanë dalë tri zgjidhje të mundshme për të dalë nga kriza:

  1. Të quhen zgjedhjet normale, pas përsëritjes së tyre në 17 zona.
  2. Të bëhen zgjedhje të reja.
  3. Të formohet një qeveri teknike disangjyrëshe, derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të reja, ose asamble kushtetuese.

Nga këto mundësi, e vetmja që duhet, sipas të gjitha gjasave berishiane, më e pritshme është e para, pra të mblidhet parlamenti i ri dhe të pritet Qershori, apo Gushti i pas 4 vjetëve, sikur në Shqipëri asgjë e jashtëzakonshme të mos kish ngjarë. Në këtë rast ai nuk ka rrugë tjetër, pas 16 Qershorit, veç forcës së maksimalizmit që do të thotë: o i fitoj të gjitha, o i humbas të gjitha. Duke u mësuar të luajë me politikën e faktit të kryer, politikë që në fakt i ka sjellë mjaft dobi dhe asnjëherë kokëçarje serioze as brenda, por sidomos jashtë vendit, ai do të përpiqet të provojë ndoshta për herë të fundit t’i thotë botës se ai është i vetmi që mund të vendosë rregull në këtë vend të trazuar, “pa kulturë demokratike”, “me një opozitë destabilizuese” dhe në një rajon të kërcënuar me luftë hipotetike. E gjithë kjo strategji duket tashmë e vështirë, jo vetëm se veprimet taktike më 26 dhe 28 Qershor bënë gabime trashanike, por sepse tani opozita është e detyruar të jetë e bashkuar, pasi u rrah, u dhunua dhe u përjashtua mekanikisht nga Parlamenti. Por ajo që është më kryesorja, është faktori ndërkombëtar. Asnjë qeveri, institucion apo personalitet botëror nuk mund të marrë guximin të pajtohet me këtë “plan stabilizues”, pasi në fakt shtypi perëndimor, që në këtë rast ka luajtur rol deciziv, do të shtrojë këtë pyetje asgjësuese: Përse kjo Qeveri, ose ky burrë shteti bëhet pjesëmarrës në krimin elektoral të një vendi, qoftë ky edhe Shqipëria? Sepse, afër mendsh, nuk mund të ketë nëpër botën demokratike njerëz kaq të papërgjegjshëm e të lajthitur që t’i quajnë të drejta zgjedhjet, kur ka munguar fizikisht opozita në numërimin e votave, gjë që është garancia, qoftë edhe formale, e përcaktimit : zgjedhje të drejta. Si përfundim, Shqipëria ka hyrë në një qorrsokak të ngjashëm me vitin e mbrapshtë të Kadaresë, kur kërkohej një Princ Vid. Ironia e fatit është se ky Princ Vid përsëri kërkoht nga damarët e Austrisë, vetëm se kësaj here ai quhet Vranicki. Ndaj ka shumë mundësi që ngjarjet kanë për të precipituar shumë shpejt tek thirrjet e një “Kongresi të Lushnjes”.

Kiço Blushi

Shqipëria ka hyrë në një qorrsokak të ngjashëm me vitin e mbrapshtë të Kadaresë, kur kërkohej një Princ Vid

SHKARKO APP