Radio private “Koha”: 1 milion dëgjues në dy ditë
(Botuar me 1 Korrik 1997 në KOHA JONE)
Radio private “Koha”: 1 milion dëgjues në dy ditë
Radio private “KOHA” ka transmetuar ditën e diel dhe dje, gjatë 48 orëve lajme për ecurinë e votimeve të 29 Qershorit, duke sfiduar radio “Tirana” dhe dy radio të tjera private në Tiranë. Informacioni i radios në fjalë është ndjekur, sidomos pas orës 18.00 ditën e diel nga afro 1 milionë dëgjues, duke e renditur radion në kuotën më të lartë të pikëve për një radio private. Pas kësaj stafi i gazetarëve të radio “KOHA” ka vendosur që të fillojë programin e rregullt të lajmeve çdo ditë, duke filluar nga dita e sotme.