Thirrje për mbylljen dhe djegien e gazetës “Koha Jonë”

(Botuar me 28 Janar 1997 në KOHA JONE)

Thirrje për mbylljen dhe djegien e gazetës “Koha Jonë”

Fill pas aktivit të PD-së së Tiranës, ku u kërkua nga Ylli Vejsiu e të tjerë mbyllja e menjëhershme e gazetës “Koha Jonë”, mbrëmë vonë persona me makina pa targa kanë ardhur në zyrat e redaksisë së gazetës dhe kanë kërcënuar se “do t’ju vrasim, do t’ju hedhim në erë redaksinë”. Fill pas kësaj persona të paidentifikuar kanë marrë në telefon dhe kanë folur me të njëjtën gjuhë presioni. Pas kësaj u vunë në gatishmëri tre skuadra policie të komisariatit nr.1 të policisë, të cilën morën në ruajtje redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, duke u treguar korrekt dhe dashamirës ndaj gazetarëve të “Koha Jonë”.

SHKARKO APP