4 futbollistë dhe Simeone infektohen me koronavirus te Atletico Madrid

Koronavirusi po shkakton probleme të shumta në futbollin evropian. Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar se së fundmi 5 raste pozitive nga kontrollet e fundit.

Në mesin e tyre është edhe trajneri Diego Pablo Simeone, ndërkohë që nga futbollistët rezultojnë të infektuar Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Félix.

Për të gjithë është ndjekur procedura e izolimit në ambiente të veçanta për të mos patur më kontakte me shokët e tjerë të ekipit. Situatë që mund të bëjë që rifillimi i La Ligas të shtyhet, pasi edhe te Real Madridi rastet janë të shumta. /R.Lika-Koha Jonw/

SHKARKO APP