8 Marsi, Balla: Krenar për rolin që PS-ja ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë nënat dhe motrat me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se ndihet krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Soclialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendim-marrje në Shqipërinë tonë europiane.
Postimi i plotë
Gëzuar 8 Marsin!
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, le të nderojmë gratë e mrekullueshme të jetës tonë, le të nderojmë gratë e forta dhe të mençura të historisë tonë dhe sot – si çdo ditë tjetër – le të punojmë drejt një Shqipërie më të barabartë, më të drejtë dhe me më shumë solidaritet e përkujdesie sociale. Jam krenar për rolin e pakrahasueshëm që Partia Soclialiste ka në forcimin e barazisë gjinore në përfaqësimin politik dhe në vendim-marrje në Shqipërinë tonë europiane.