Reagon Rama për zgjedhjet në Kukës: Fitorja do të jetë edhe më e thellë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, ndërsa thotë se kandidati i PS po shkon drejt një fitoreje shembullore.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin🙏
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE”, shkruan Edi Rama më një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?