Ndeshja me Ishujt Faroe, zbulohet plani i FSHF-së: Festë deri në mesnatë, e ftuar këngëtarja…

Sot më 20:45 në “Air Albania” do të luhet Shqipëri-Ishujt Faroe, dhe është sfida e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Ekipi kuqezi janë të kualifikuar për në fazën finale të “Gjermani 2024”, dhe mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.

Nga ana tjetër është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes do jetë e ftuar këngëtarja Juliana Pasha. Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?