Këlliçi me banorët e Njësisë 9: Një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta

Drejtuesi politik i PD-së, në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi mbrëmjen e kësaj të premte takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00. ”Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta. Së bashku para kryeministrisë më 22 Dhjetor”, shkruan në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook, Belind Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?