Paralajmërime për borë dhe akull, mbyllen 200 shkolla në Britaninë e Madhe

Reshjet e para të borës së sezonit kanë çuar në mbylljen e pothuajse 200 shkollave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me sinoptikanët që paralajmërojnë borë dhe akull të mëtejshëm.

Rreth 130 shkolla në zonat Pouys, Urexham dhe Flintshire të Uellsit, si dhe rreth 50 në Uest Midlands dhe 19 në Derbyshire janë mbyllur për shkak të motit. Pas borës së së martës, temperaturat e ngrira gjatë natës mund të çojnë në akull në rrugë dhe trotuare të mërkurën, shkruan BBC Weather.

Met Office ka lëshuar paralajmërime për borën dhe akullin që prek pjesë të Anglisë lindore dhe veriore, si dhe Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut nga ora 18:00 të martën.

Një paralajmërim për borën dhe akullin që prek Uellsin hyn në fuqi në mesnatë. Skocia Veriore është gjithashtu nën një paralajmërim deri të mërkurën në mëngjes.

Një ‘paralajmërim i verdhë’ do të thotë se ka të ngjarë që moti të shkaktojë disa ndikime të nivelit të ulët, siç është ndërprerja e udhëtimit.

Parashikuesi Helen Uilletts tha se paralajmërimet e reja mbulojnë zonat më të prirura për reshje të mëtejshme bore gjatë mbrëmjes së së martës dhe gjatë natës. Ndërsa aktualisht nuk ka asnjë paralajmërim diku tjetër, vendet që kanë parë borë ose shi mund të jenë të akullta gjatë natës pas një ngricë të gjerë.

SHKARKO APP