Amorim gati për aventurën te United: Unë jam pak ëndërrimtar, besoj te kjo skuadër
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes së tij debutuese si trajner në Old Traford. Ai është optimist se Djajtë e Kuq do të përmirësohen deri në fund të sezonit.
“Klubi që drejtoj tani është më i madh nga sa mendoja. Ka shumë departamente. Kaq ndryshe nga Sporting. Ky është një klub global. Ka shumë për të bërë, jo vetëm për të trajnuar ekipin.
Kam shumë për të bërë, por kam ende shumë ndihmë. Shumë takime. Kështu që jam duke u përmirësuar në këto fusha. Ndihem shumë i lumtur dhe shumë rehat, ndaj ndihem si në shtëpinë time
Unë jam pak ëndërrimtar, besoj në veten time, por edhe në klub. Ne kemi të njëjtin mentalitet. Kjo mund të ndihmojë. Unë vërtet besoj te lojtarët edhe pse të tjerët ndoshta nuk besojnë. Kemi hapësirë për t’u përmirësuar”, tha Amorim.