Regjistrohen dy tërmete në pak minuta në Shqipëri

Përpos motit të keq që ka mbërthyer vendin, dy lëkundje sizmike janë regjistruar pak minuta më parë, pa shkaktuar dëme apo të lënduar. Lëkundja e parë u shënua rreth orës 18:17, teksa e dyta 11 minuta më vonë. Tërmetet ishin me magnitudë 3.6 dhe 3.1 Rihter sipas EMSC, teksa epiqendra e tyre ishin në Shkodër dhe Elbasan.

Specialistët thanë për median se nuk ka rrezik për tërmete me magnituda me të larta.

SHKARKO APP