”Dueli i karrierës politike”, fjalimi që ndau rrugët mes Kurtit dhe Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti në Kuvend një fjalim plot me kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, dhe kjo vlerësohet të ketë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike.
Gjuhën dhe diskursin e përdorur nga presidentja Osmani në raport me dialogun dhe vlerat qytetare me shenja “shfajësimi”, politologia Magbule Shkodra e vlërson “si gjuhë dëshpërimi në fund të mandatit të saj”. ”Duhet t’i thoshte shumë më herët, pas ne qytetaret duhet të ishim informuar, për raportet me aleatët ndërkombëtar, ajo po e akuzuar rënd kryeministri Kurti”, tha Shkodra.
Sa i përket kalkulimeve që mund të bëjnë për një mandat të dytë të presidentes Osmani, Shkodra thekson se tashmë e ka të pamundur. Në fjalimin e saj vjetor në parlament, presidentja ka kritikuar dikasterin qeveritar dhe atë të mbrojtjës për trajtim jo dinjitoz të ushtrisë. Ish-ministri i brendshëm, Bejtush Gashi thotë se presidentja, si komandante, duhej që të kishte ngritur zërin shumë më herët.
Analistët vlerësojnë se Kurti e ka keqpërdorur përkrahjen e Osmanit në zgjedhjet e fundit dhe nga frika për konkurrenca politike, ai ka vepruar njëjtë sikurse ka vepruar edhe me gjithë bashkëpunëtoret e tij. Por shtojnë se përballja e vërtetë politike shikohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.