Rama nga Londra: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një fëmijë u vra tragjikisht, siç ndodh në Amerikë kur plumbat prodhojnë masakra nëpër shkolla apo këtu në Britani, ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e medias dhe politikës, askush nuk pyet për viktimën, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugë dhe kuptuar së bashku cili është roli i gjithsecilit por kush të mundet përpiqet ta tërheqë opinionin në ato kanale duke përzier shqetësimin e së vërtetës duke tjerrë lloj lloj llafesh e teorish e protesta kundër qeverisë për të kthyer viktimën në mish për top të interesave të politikës.
Top Channel