Milan fiton me vuajtje ndaj Slovan, Atletico “tërmet 6 ballësh” në Pragë

Milani merr një fitore të rëndësishme 3-2 në transfertën ndaj Slovan Bratilavës dhe afrohet me skuadrat e para në renditje. Pulisic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21-të, por vendasit barazuan 3 minuta m pas me Barseghyan.

Në pjesën e dytë Leao dhe Sbraham rikthyen Milanin në avantazh, ndërkohë që Marcelli thjeshtë sa rihapi për pak minuta duelin.

Atletico Madrid mori një sukes të thjeshtë 6-0 në transfertën ndaj Spartës së Pragës. Dygolësh i Julian Alvarez dhe golat e shënuar nga Llorente, Griezmann dhe Correa me dopietë vendosën duelin. Qazim Laçi u aktivizua nga minuta e parë, ndërkohë që Tuci hyri nga stoli.  Atletico shkon në kuotën e 9 pikëve. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP