Real Madrid dhe PSG rrezikojnë skualifikimin që në fazën e parë në Champions League

Champions League mbylli ndeshjet e pesta në fazën e grupeve, ku tashmë është koha për të bërë llogaritë, Liverpool, thuajse e ka siguruar kualifikimin për më tej, teksa kryeson e vetme renditjen me pikë të plota.

Nga skuadrat italiane ndërkohë Inter duket se e ka të sigurt një biletë për në fazën me eliminim direkt teksa, mediat italiane kanë përllogaritur se me 17-18 pikë zikaltrit e kanë të sigurt që do të jenë në 8 vendet e para.

Milanit ndërkohë i duhet të fitojë 3 sfidat e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen mes 8 ekipeve më të mira, teksa ka ndeshje të thjeshta nda Crvena Zvezdës, Dinamos së Zagbrebit dhe Gironës, tre kundërshtarë në letër tërësisht të kalueshëm. Më e vështirë situata për Juventusi, që në ndeshjen e radhës do të sfidojë Manchester City-in.

Real Madrid dhe PSG ndërkohë rrezikojnë që të eliminohen. 15 herë kampionët e Evropës pas dy humbjeve të fundit ndaj Milanit dhe Liverpoolit rrezikojnë shumë edhe pjesëmarrjen në fazën e Play-Off .

Më e vështirë situate për PSG, që në rast se gabon sërish në 3 sfidat e mbetura, atëherë mund t’i thotë në mënyrë surprizuese lamtumirë, përpara kohe kompeticionit më madhështor për klube.

Real Madrid dhe PSG rrezikojnë skualifikimin që në fazën e parë në Champions League

SHKARKO APP