Kreu i KQZ: Përjashtimi i partive nga procesi i zgjedhjeve, do të ishte gabim i madh
Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se do ishte gabim nëse partitë politike do të përjashtoheshin nga procesi i administrimit të zgjedhjeve.
“Partitë politike kanë një peshë shumë të madhe në administrimin e procesit zgjedhor dhe e vërteta është se eksperienca e këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar një dispropocion të madh ndërmjet të drejtës që partitë kanë për të qenë palë në nivel të dytë dhe të tretë dhe me përgjegjësinë që ata reflektojnë në këtë proces. Por në gjykimin tim krejt personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, mendoj se do bënim një gabim të madh, nëse partitë do të shmangeshin tërësisht dhe do thërrisnim vetëm nëpunës civilë”, u shpreh Celibashi.
Përjashtimi i tyre tha ai do të shkaktonte probleme të tjera, në raport me pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.