Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një person
Aktualitet E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 10:46
Një aksident është regjistruar në aksin Milot-Laç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit, e për pasojë, janë plagosur dy persona.
Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është plagosur. Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 60-vjeç, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.