Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor dhe gjykatat e vendit ka shënuar rënie në një nivel rekord prej 35% brenda vitit

Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor dhe gjykatat e vendit ka shënuar rënie në një nivel rekord prej 35% brenda vitit

Kryesore
E martë, 17 Dhjetor 2024 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor dhe gjykatat e vendit ka shënuar rënie në një nivel rekord prej 35% këtë vit, sipas një sondazhi të ri të organizatës ‘Gallup’.

Në Shtetet e Bashkuara është shënuar rënie prej 24 përqindësh e besimit në sistemin e drejtësisë gjatë katër viteve të fundit. Kjo i dallon Shtetet e Bashkuara nga vendet e tjera të pasura, ku shumica e banorëve shprehin ende besim në sistemet e tyre të gjyqësorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 7 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 7 orësh
“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

Para 8 orësh

Rezultatet vijnë pas një periudhe të trazuar që përfshinë heqjen e abortit si të drejtë në të gjithë vendin, aktakuzat kundër ish-Presidentit Donald Trump dhe tërheqjen e mëvonshme të akuzave federale dhe sulmet e tij ndaj integritetit të sistemit gjyqësor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rënia e besueshmërisë nuk ishte e kufizuar vetëm në njërin skaj të spektrit politik. Besimi ra midis njerëzve që janë të kënaqur me udhëheqjen e vendit gjatë presidencës së zotit Joe Biden dhe atyre që nuk janë të kënaqur, sipas ‘Gallup-it’. Të anketuarit nuk janë pyetur për përkatësitë e tyre partiake.

Është bërë normale që njerëzit të cilët nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e vendit të humbasin të paktën njëfarë besimi në sistemin gjyqësor. Megjithatë, rënia prej 17 për qind, në mesin e atij grupi gjatë presidencës së zotit Biden, ishte e shpejtë. Rastet gjyqësore kundër zotit Trump ishin faktorë të mundshëm, sipas ‘Gallup-it’.

Midis atyre që ishin të kënaqur me udhëheqjen e vendit, pati një rënie prej 18 për qind, midis viteve 2023 dhe 2024, ndoshta duke reflektuar pakënaqësinë me vendimet e gjykatës që favorizonin zotin Trump, njoftoi ‘Gallup’. Besimi në sistemin gjyqësor ka qenë mbi 60% në mesin e këtij grupi gjatë tre viteve të para të presidencës së zotit Biden, por shënoi rënie këtë vit.

Zoti Trump u përball me katër padi penale këtë vit, por vetëm njëri rast në Nju Jork përfundoi me gjykim dhe dënim përpara se të fitonte garën presidenciale.

Që atëherë, Prokurori i Posaçëm Jack Smith pushoi dy çështjet e tij federale, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet se zoti Trump bëri përpjekje për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe pretendimet se ai mori dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, në Florida. Një rast i veçantë i ndërhyrjes në zgjedhjet shtetërore në qarkun Fulton të Xhorxhias, është në pritje. Presidenti i zgjedhur Trump i mohon të gjitha akuzat.

Gjetjet e tjera të sondazhit të ‘Gallup-it’ tregojnë se besimi i demokratëve në Gjykatën e Lartë ra me 25 për qind midis viteve 2021 dhe 2022, viti kur Gjykata shfuqizoi një vendim të mëparshëm për abortin, duke ia kthyer çështjen e abortit shteteve, që të vendosin vetë përmes ligjeve të tyre individuale. Besimi i tyre u rrit pak, në 34%, në vitin 2023, por ra sërish në 24% gjatë këtij viti. Ndryshimi vjen pas një opinioni të Gjykatës së Lartë se zoti Trump dhe ish-presidentë të tjerë kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale.

Besimi në Gjykatën e Lartë midis republikanëve, në të kundërt, arriti në 71% në vitin 2024.

Sistemi gjyqësor humbi besimin e publikut më shpejt se shumë institucione të tjera amerikane gjatë katër viteve të fundit. Besimi në qeverinë federale, për shembull, gjithashtu ra në 26%. Kjo ishte një rënie prej 20 pikësh, jo aq e madhe sa rënia e besimit në gjykata.

Rënia e besimit është gjithashtu e madhe në krahasim me vendet e tjera në mbarë botën. Vetëm një pjesë e vogël e vendeve të tjera kanë patur rënie më të mëdha gjatë një periudhe katërvjeçare. Ato përfshijnë një rënie prej 46 përqindësh në Mianmar, gjatë periudhës së rikthimit të sundimit ushtarak në vitin 2021. Në Venezuelë u shënua rënie prej 35 përqindësh në mes të trazirave të thella ekonomike dhe politike nga viti 2012 në vitin 2016 dhe një rënie prej 28 pikësh në Siri, para dhe gjatë viteve të para të luftës civile.

Sondazhi u bë përmes intervistave telefonike me rreth 1000 amerikanë të moshës madhore midis 28 qershorit dhe 1 gushtit./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.