Mitsotakis firmos, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka firmosur kontratën për fillimin e punimeve të autostradës, që lidh Janinën me Kakavijën. Rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro.

”Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë”,-deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës.

Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.

Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.

SHKARKO APP