Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Aktualitet E Premte, 27 Dhjetor 2024 08:54
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare-kalimtare gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era pritet të fyjë me drejtim verilindje-veri 3-11m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare 13-17m/s, shoqëruar me dallëzimi 3-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 5°C,
në zonat e ulëta -2 deri 14°C,
në zonat bregdetare 4 deri 14°C.