10 qepje në vetull për Gjimshitin pas dëmtimit të rëndë

Berat Gjimshiti doli pas 25 minutave në ndeshjen që Atalanta barazoi 0-0 në Udine. Dhjetë qepje mbi syrin e djathtë për kapitenin e Kombëtares që u përplas ashpër me Ehizibue.

Buletini mjekësor i Atalantës për gjendjen e Gjimshitit shpjegon mirë pse Gasperini, menjëherë pas ndeshjes tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.

Më njoftimin e klubit zikaltër thuhet: “Analizat e kryera në spitalin e Udines konfirmuan se futbollisti ka pësuar një dëmtim në kokë në një përplasje së bashku me një plagë, të çarë, te vetulla e djathtë që kërkonte 10 qepje, po kthehet me skuadrën në Bergamo”.

Berat Gjimshiti të mungojë për ndeshjen e së martës kundër Juventusit.

SHKARKO APP