Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ndodhet në Çeki në një vizitë zyrtare

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkruan nga Çekia, ku ndodhet në një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni të rëndësishëm të Ministrisë dhe Policisë së Shtetit: “Pragë – Shumë i frytshëm dhe miqësor, siç janë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë & Çekisë, takimi me homologun tim, Rakusan.  Çekia mbetet një nga vendet me mbështetjen e palëkundur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dakordësuam se kemi mundësi ta thellojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, i cili është në nivele shumë të mira mes dy policive tona. Komuniteti shqiptar që jeton e punon në Çeki, është jo vetëm i integruar e kontribues, por edhe urë lidhëse mes dy vendeve”.

SHKARKO APP