Dita e Verës në Shqipëri, radhë të gjata në doganën e Qafë Thanës

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Kjo ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit.
Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Për të evituar radhët e gjata është rënë dakord nga dy policitë kufitare të punohet me procedurë të përshpejtuar për ata shtetas, të cilat kanë dokumente të vendit fqinj.