Hapet Tuneli i Murrizit, Belinda Balluku: Një vepër arti pasi është i gjithi i blinduar me hekur. Dibra një lagje e Tiranës, në distancë

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Ai shkruan: “U dorëzua më në fund edhe Tuneli i Murrizit”. Ndërkohë zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, tha se ky investim është i gjithi i blinduar me hekur.

”3.8 kilometra i gjatë, plotësisht i kompletuar. Kemi bërë testet mbrëmë natën vonë. Këtu ndodhen edhe njësitë e zjarrfikësve. Kemi edhe tunelin paralel që është tuneli i emergjencës, me 11 hyrje dhe dalje.  Është një vepër arti pasi është i gjithi i blinduar me hekur, si një unazë hekuri, për shkak të gjeologjisë”, theksoi Zv/kryeministre dhe ministre Belinda Balluku. Ajo flet me pasion për këtë rrugë, edhe si endërr e saj për ta bërë Dibrën me afër Tiranës.

Belinda Balluku e ka ndjekur çdo ditë këtë investim strategjik për verilindjen, derisa më në fund u inagurua sot me prezencën e kryeministrit. Kishte qindra e qindra banorë të Dibrës që thërrisnin nga entuziazmi i rrugës së re “Edi, Edi”. Pas këtij tuneli rruga Tiranë-Dibër është një rrugëtim turistik dhe i mrekullueshëm. Turizmi do marrë hov të papamë në Dibër, pasi rruga e re është zhvillim, jetë dhe begati për banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?