Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA në Durrës

Një kroçierë luksoze ka mbërritur për herë të parë në Durrës.

Anija solli turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerkës që do të vizitojnë disa qytete në vendin tonë

Kjo është krociera National Geographic Orion që mbërriti për herë të parë në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u ankorua në një prej kalatave të portit në qytetin bregdetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija luksoze është e njohur për inteneraret eksploruese dhe përvojën e veçantë ndërsa solli 108 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata do të vizitojnë disa destinacione në vendin tonë.

“Është shumë bukur jemi shumë të lumtur që jemi këtu, mikëpritja ishte fantastike, e dashuruam Durrësin. Do të vijmë përsëri në Shqipëri”, tha Alex Dudov, kapiteni i kroçierës.

“Sapo ka mbërritur nga Saranda, është një kompani kroçere e specializuar në turizmin e aventurës dhe ekspeditave. Është hera e parë që viziton brigjet e Shqipërisë,” tha Taulant Allka, kapiteni i Portit të Durrësit.

E njëjta kroçiere pritet të mbërrijë edhe pesë herë të tjera gjatë këtij sezoni në Durrës ndërsa ka prenotuar edhe për sezonin e vitit 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?