Sylvinho: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Andorrën, s’kemi kohë për llogari

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria do të luajë më 13 nëntor në Andorra dhe më 16 nëntor në Tiranë ndaj Anglisë, e cila tashmë ka siguruar vendin në fazën finale.

Kuqezinjtë ndodhen aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë, një më shumë se Serbia, dhe kanë shanse reale për të përfunduar në pozicionin që dërgon në play-off, nga ku do të kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që zhvillohet verën e ardhshme në Amerikën e Veriut. Nëse Serbia dështon në ndeshjen kundër Anglisë në Londër dhe Shqipëria fiton ndaj Andorrës, kuqezinjtë do të sigurojnë vendin në play-off.

Në konferencën për shtyp, Sylvinho komentoi edhe mungesat në listë, si Muçi dhe Gripshi, si dhe situatën e lojtarëve me pak minuta loje si Nedim Bajrami dhe Broja: “Jemi në një rrugë shumë të bukur dhe nuk është momenti për të marrë lojtarë që luajnë 100%. Kemi 50 futbollistë që i ndjekim. Nedim Bajrami është golashënuesi më i mirë me 7 gola, pas tij Asani me 6. Bajrami nuk është i lumtur për minutat te Rangers, por kjo nuk është hera e parë që marrim lojtarë me pak minuta loje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me ndeshjen ndaj Andorrës dhe golavarazhin, trajneri shtoi: “Andorra është shumë e vështirë. Kanë barazuar me Letoninë dhe humbën me Serbinë. Nuk duhet të nënvlerësojmë lojtarët e tyre, janë shumë të disiplinuar në mbrojtje dhe luftojnë për çdo top. Nuk bëj llogari tani; përqendrimi ynë është tek fitorja në ndeshjen e radhës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria synon të mbyllë kualifikueset me maksimumin e mundshëm, duke ruajtur shanset për të arritur në play-off dhe të marrë pjesë në Botërorin 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?