FIFA synon risi të mëdha teknologjike dhe rregulla më të qarta për Botërorin 2026

FIFA po shqyrton futjen e teknologjive të reja të arbitrimit dhe rregullave më të rrepta për administrimin e kohës së lojës në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lajmi u konfirmua nga drejtori i inovacionit në FIFA, Johannes Holzmueller, i cili bëri të ditur se disa prej risive tashmë janë testuar me sukses në Kupën e Botës për Klube.

Mes teknologjive të reja, FIFA po punon për zgjerimin e përdorimit të kamerave të trupit për arbitrat, si edhe një version më të avancuar të sistemit gjysmë-automatik të pozicionit jashtë loje. Sipas Holzmueller, ky sistem i ri do të dërgojë sinjalizime të drejtpërdrejta te asistentët, duke shmangur kështu pritjen e ndërhyrjes së VAR-it dhe duke përshpejtuar vendimmarrjen.

Ai kundërshtoi idetë se inovacionet po ndryshojnë natyrën e futbollit, duke theksuar se teknologjitë e reja po e rikthejnë lojën në standardet e saj tradicionale, duke garantuar më shumë drejtësi dhe më pak vonesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Pierluigi Collina, kryetar i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, foli për rregullin e ri të kohës së mbajtjes së topit nga portierët. Sipas tij, ndryshimet e prezantuara nga IFAB në mars synojnë të eliminojnë vonesat e panevojshme. Collina rikujtoi se portierët shpesh e tejkalonin limitin prej gjashtë sekondash, duke e mbajtur topin edhe deri në 25 sekonda, pa pësuar ndëshkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo nuk i shërben askujt, as lojës dhe as tifozëve. Prandaj vendosëm të veprojmë ndryshe”, theksoi Collina, duke shtuar se niveli i teknologjisë aktuale u ofron gjyqtarëve një saktësi të paprecedentë në marrjen e vendimeve.

Me këto risi, FIFA synon që Botërori 2026 të sjellë një futboll më të drejtë, më të shpejtë dhe më transparent për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?