Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë, fermerët grekë vijojnë protestën

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në orën 22:00 (me orën greke).

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej disa ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?