Kategoria e Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, Laçi triumfon në Peshkopi

Pogradeci ka marrë një fitore të artë në Korçë, duke mposhtur Skënderbeun 2-1 në supersfidën e javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Dueli mes kryesuesve të kampionatit dhe liqenorëve u vendos në minutat shtesë, duke i dhënë një goditje të papritur skuadrës korçare.

Skënderbeu zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të me Nasr dhe ruajti avantazhin deri në pushim, pasi goli i Pius për Pogradecin u anulua nga VAR-i. Me nisjen e pjesës së dytë, Kazem riktheu ekuilibrat në 1-1. Kur gjithçka dukej e destinuar për barazim, në minutën e 92-të Pius lëshoi një goditje potente nga distanca, duke vulosur përmbysjen dhe fitoren e rëndësishme të Pogradecit.

Me këtë triumf, liqenorët ngjiten në kuotën e 26 pikëve, vetëm një më pak se Laçi, ndërsa Skënderbeu mbetet me 34 pikë dhe ka ende një ndeshje në dorë ndaj Ilirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "6 LACI"

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo javë është shndërruar në javën e skuadrave udhëtuese, pasi shumica e transferta-ve kanë folur për ekipet mike. Laçi fitoi 2-0 në Peshkopi ndaj Korabit falë dopietës së Myrtës, duke i dhënë fund serisë prej katër barazimesh radhazi. Lushnja mori tre pikë të rëndësishme në Gjirokastër me fitoren 2-1 ndaj Luftëtarit, me Ribaudon dhe Korreshin që firmosën suksesin, ndërsa vendasit vetëm ngushtuan diferencën me Nyanguila-n.

Iliria mori po ashtu fitore jashtë fushe, duke mposhtur Kukësin 1-0 me golin e Selmanit, ndërsa Kastrioti iu fal realizimit të Idrisit për të mposhtur Apoloninë 1-0 në Krujë.

Rezultatet e javës 15

Skënderbeu – Pogradeci 1-2 (Nasr 25’ / Kazem 48’, Pius 90’+2’)

Kukësi – Iliria 0-1 (S. Selmani 56’)

Kastrioti – Apolonia 1-0 (Idris 54’)

Luftëtari – Lushnja 1-2 (Nyanguila 71’ / Ribaudo 18’, Korreshi 29’)

Korabi – Laçi 0-2 (Myrta 44’, 69’)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?