Partizani fiton me lehtësi derbin ndaj Tiranës, bardheblutë zhyten në fundin e tabelës
Partizani fiton derbin e kryeqytetit me një lehtësi të habitshme. Në “Air Albania”, të kuqtë triumfuan 0-2, duke marrë një sukses me peshë në garën për zonën “Final Four”.
Ndeshja mori drejtimin nga ekipi i Partizanit që në fillim. Vetëm në minutën e 7-të, pas një krosimi të Ismailit dhe një devijimi në brendësi të zonës, Human u gjend i vetëm dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetën bardheblu, duke zhbllokuar derbin.
Pjesa e dytë nisi më mirë për bardheblutë, që provuan sërish nga goditja e dënimit, por Qirko kontrolloi pa vështirësi. Reagimi i Partizanit erdhi me efektin e menjëhershëm të pankinës: Xhuliano Skuka, vetëm disa sekonda pas hyrjes në fushë, finalizoi në aksionin e tij të parë, duke çuar shifrat në 0-2 në minutën e 66-të.
Me këtë trepikësh të rëndësishëm, Partizani ngjitet në vendin e 6-të me 20 pikë, vetëm tre larg Teutës që mban zonën “Final Four”. Tirana, ndërkohë, zhytet edhe më shumë në krizë, duke mbetur në vendin e fundit me 7 pikë.

KOHA JONË SONDAZH

