Joshua bën për spital youtuber-in Jake Paul në raundin e 6-të (VIDEO)
Boksieri britanik Anthony Joshua triumfoi me nokaut në raundin e gjashtë ndaj amerikanit Jake Paul, në duelin e zhvilluar sot në Majemi. Ndeshja, e parashikuar të zgjaste tetë raunde, u mbyll më herët për shkak të dominimit të plotë të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë.
Që nga fillimi i sfidës, Joshua e kontrolloi plotësisht situatën në ring, duke shfrytëzuar epërsinë fizike, përvojën dhe fuqinë e goditjeve. Diferencat mes dy boksierëve ishin të dukshme, ndërsa Jake Paul pati vështirësi të përballonte ritmin dhe presionin e britanikut.
Amerikani u rrëzua disa herë gjatë ndeshjes, deri në momentin vendimtar të raundit të gjashtë, kur pas një serie goditjesh të forta, nuk arriti më të ngrihej pas numërimit të gjyqtarit, duke i dhënë fund përballjes.
Megjithatë, për Jake Paul, fakti që qëndroi në këmbë deri në raundin e gjashtë u pa nga disa si një arritje, pasi pritshmëritë ishin që dueli të mbyllej shumë më herët.

KOHA JONË SONDAZH

