
Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi-Burreli nuk u zhvillua sot për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë së dendur të mjegullës, e cila e bëri të pamundur zhvillimin normal të takimit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja do të luhet nesër, në orën 12:00.