Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:58 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Aktualitet
E shtunë, 24 Tetor 2026 20:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot dhe sonte protestuesit kanë marshuar në të gjitha rrugët e Tiranës, ku përplasjet me të dhunshme ishin te Bulevardi kryesor, sheshi “Skënderbej” dhe afër godines së parlamentit. Nga protestuesit kishte shumë molotov kurse policia gaz lotësjellës me shumicë, por edhe plumba gome. Mësohet se ka disa të plagosur nga të dyja palët, por nga radhët e gazetarëve.

Protesta nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe më pak se 30 minuta pas fillimit, nisën gjuajtjet me gurë të protestuesve drejt ndërtesës së kësaj ministrie dhe zyrtarëve policorë. Ata më pas përdorën edhe mjete piroteknike drejt forcave policore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia u kundërpërgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës, duke zhvendosur protestuesit në pjesë të tjera të kryeqendrës shqiptare.

Përplasjet vazhduan edhe afër Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Parkut Rinia, sheshit Skënderbej teksa policia përdori edhe plumba gome drejt protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur koktej molotovi drejt ndërtesës së Ministrisë së Mjedisit, dera e së cilës u përfshi nga flakët. Molotov është hedhur edhe drejt forcave policore, uniforma e njërit prej të cilëve u përfshi nga flakët, por që kolegët e tij kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përplasje të forta janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të Tiranës, përfshirë në zonën ku gjendet selia e Partisë Socialiste ku janë hedhur gjësende të forta, molotov dhe fishekzjarrë.

Si pasojë e hedhjes së bombave molotov janë shënuar disa vatra zjarri, teksa protestuesit kanë djegur edhe kioska, ua kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë dëmtuar vitrina të dyqaneve përskaj rrugëve.

Më pas, protestuesit kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës dhe përgjatë rrugës kanë hedhur fishekzjarrë dhe kanë vendosur koshat e mbeturinave në mes të rrugëve dhe ua kanë vënë flakën.

Ndërkaq, të shtunën në mesditë, me ftesë të Partisë Demokratike në opozitë, përkrahës të këtij subjekti nga ora 12:00 marshuan drejt Kryeministrisë ku dogjën edhe “tryezën e dialogut” – të vendosur nga Rama si simbolik të ftesës për dialog me protestuesit.

Më pas, përkrahësit e PD-së iu bashkuan protestës së thirrur nga studentët.

Ora 19:30. Protesta është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, ku adoleshentë të maskuar kanë vendosur barrikada me kangjella dhe u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave. Po ashtu është sulmuar me sende të forta një bankë e nivelit të dytë. Protesta shënon sot ditën e 12-të, ku pati përplasje të forta në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Mund t'ju interesojë

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 2 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 16 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore

Ora 19:07. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një foto të disa komunikimeve që, sipas tij, lidhen me protestuesit e sotëm. Në mesazhet e publikuara pretendohet se është dhënë urdhër për djegien e qendrës tregtare Toptani dhe hotel Plaza në qendër të Tiranës. Ndërkohë mësohet se brenda Qendrës Toptani ka qindra klientë brenda.

Ora 19:00. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar atë që e konsideron si “akt kriminal” ndaj një studenti në protestën e sotme. Sipas Berishës studenti është qëlluar me plumb në sy nga efektivët e policisë. Përmes një postimi publik, Berisha ka publikuar pamjet e të riut të plagosur, duke e cilësuar ngjarjen si “një krim të rëndë shtetëror” dhe duke ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve.

Ora 18:30. Pamje të rënda janë bërë publike në rrjete sociale, ku një protestues ka marrë një fishek gome në sy. Nga syri ai ka gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar. Nga ana tjetër, protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kanë djegur disa kosha mbeturinash dhe më pas i kanë spostuar në mes të rrugës. Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën.

Ora 17:40. Policia e Shtetit ka nisur kontrollet ndaj taksive që kalojnë në Bulevardin në Tiranë, ndërsa vijon protesta studentore me trazira të forta. Forcat e policisë po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në zonë, në kushtet e pranisë së protestuesve.

Ora 17:35. Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh. Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste. Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.

Ora 17:24. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë në afërsi të selisë së PS-së, gjatë protestës në Tiranë. Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për të shuar zjarrin. Po ashtu gjatë hedhjes së molotovëve një të riu i është djegur xhaketa, por edhe ai ka arritur t’i shuajë flakët vetë.

Ora 17:20. Disa protestues të maskuar i janë drejtuar Bankës së Shqipërisë ku duke përdorur kangjella metalike, po thyejnë xhamat e kabinës së rojes. Më pas, lëvizin drejt kamerave të sigurisë, të cilat i thyejnë me disa shufra.

Ora 16:40. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i protestuesve qëndron i përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Situata në zonën e sheshit vijon të karakterizohet nga tensione, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në këtë hapësirë të kryeqytetit.

Ora 16:30. Protesta studentore në Kryeqytet vijon me tensione dhe incidente, ndërsa situata është përshkallëzuar edhe pranë institucioneve publike. Godina e Ministrisë së Mjedisit është përfshirë në incidente. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamat dhe dëmtuar derën e institucionit që u përfshi nga flakët. Protesta vjen në një klimë të tensionuar, me studentë dhe qytetarë që janë mobilizuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Prania e forcave të policisë në zonat ku janë përqendruar protestuesit synon të menaxhojë situatën dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.

Ora 16:22. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i protestuesve qëndron i përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Situata në zonën e sheshit vijon të karakterizohet nga tensione, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në këtë hapësirë të kryeqytetit.

Ora 16:16. Protestuesit kanë marshuar edhe në zonën e Bllokut, ku dogjën kazanët e mbetjeve, por Policia e Shtetit po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm. Situata vjen në vijim të protestës që po zhvillohet në disa zona të Kryeqytetit, ku protestuesit janë grumbulluar gjithashtu në lulishten e sheshit ”Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.

Ora 15:50. Protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku kanë vendosur kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të Policisë. Protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku kanë vendosur kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të Policisë.

Për më tepër ndiqni linqet e mëposhtme.

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

VIDEO/ Deputeti i PD-së: E mbytën në gaz edhe Xhaminë e Et’hem Beut, Zoti marrtë hak për këtë poshtërsi

Flakë në një tjetër kioskë, protestuesit djegin edhe kosha mbeturinash

”Plumb në sy studentit”, Berisha ndan pamjet: Krim shtetëror i rëndë

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Protestuesit ndahen në disa grupe në Tiranë, u vënë flakën koshave në rrugë

E rëndë/ I riu qëllohet me fishek gome në sy, shihet i gjakosur

Kaos pranë Parlamentit, një kioskë merr flakë

Pas Ballës, edhe Rama ndan pamje nga selia e PD-së

Nuk ndalet përplasja frontale në bulevard, “lumë” fishekzjarrësh e molotov drejt policisë

Spraj djegës gjatë protestës, deputeti i PD-së dërgohet me urgjencë në spital

Vajza që u përball e vetme me disa efektivë, Berisha ndan pamjet: Trime

Lëndohet një tjetër protestues gjatë tensioneve, dyshohet me plumb gome

VIDEO/ Molotovë, fishekzjarre dhe plumba gome, tensione të forta pranë selisë së PS-së

”Breshëri” fishekzjarrësh dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve

Tirana në kaos, turistët e huaj ndjekin protestën duke ngrënë akullore

FOTO/ Policia kontrollon taksitë që kalojnë në Bulevard

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)

Çfarë ndodh te selia e PD-së? Taulant Balla publikon pamjet dhe hedh akuza të rënda

Vajza shtrihet në mes të rrugës dhe ka plagë në kokë, mbytet nga gazi lotsjellës

8 të lënduar marrin trajtim në spital, mes tyre një deputet dhe një gazetarë

Trazira te Banka e Shqipërisë, protestuesit thyejnë kamerat e sigurisë

Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit bllokojnë “Myslym Shyrin”, u vënë flakën kazanëve të mbeturinave

https://kohajone.com/lajme/foto-trazira-dhe-flake-ne-zonen-e-bllokut-policia-si-ushtri-perndjek-protestuesit/

Qendra e Tiranës mbulohet nga gazi lotsjellës, deputeti i PD-së shfaq probleme me sytë

Kënga “Sali Berisha” në protestën e PD-së, Balla publikon videon e të moshuarit duke kërcyer

Agravon protesta edhe te Kryeministria, hidhet gaz lotsjellës

Zv/kryeministrja Koçiu: Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon

Arlind Qori: Për të panumërtën herë Edi Rama më është drejtuar pa ma përmendur emrin…

Këngëtarja Irini Qirjako mbështet studentët në shesh, shfaqet e përlotur: Më dhimbsen

Reagon Rama për protestën e PD

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po identifikon protestuesit e dhunshëm, Policia ka video

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!

Etiketat e lidhura

dhunepoliciaprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 2 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 16 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.