Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Nuk ka shumë pjesmarrës, siç mendohej nga lidershipi demokrat.
Pjesë e kësaj proteste, nga radhët e Partisë Demokratike, janë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe Agron Gjekmarkaj, si dhe zyrtarë të tjerë të selisë blu, të cilët u janë bashkuar demokratëve dhe mbështetësve të tjerë.
Protesta kombëtare e PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën studentore, e cila vijon prej 12 ditësh.
Deri me tani nuk duket te ketë shumë protestues të PD. Berisha nuk merr pjesë. Me sa duket fakti që studentët nuk duan as Ramën dhe as Berishën, ka sjellë mos daljen e Berishës sot. Në ora 14.00 do të fillojë protesta e studentëve, te ministria e arsimit.
Nuk dihet nëse grupi i demokratëve do të shkojë te ministria e arsimit për tu bashkuar me studentët.
