
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore pas përdorimit të sprajit djegës nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme kombëtare.
Gjoni është përfshirë në një konfrontim me efektivët e policisë, pasi ka kërkuar sqarime prej tyre. Gjatë situatës, policia ka përdorur spraj djegës në drejtim të deputetit, i cili më pas nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Përdorimi i ujit me piper dhe i lëndëve irrituese ka shkaktuar shqetësime shëndetësore edhe te protestues të tjerë. Probleme ka pasur gjithashtu edhe gazetari i News24, Klevin Muka, mes personave të prekur gjatë protestës.
