
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video nga protesta studentore që po zhvillohet aktualisht.
Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për vajzat pjesëmarrëse në protestë, duke vlerësuar guximin dhe qëndresën e tyre përballë situatës së krijuar.
“Vajzat trime dhëmb për dhëmb me narko-banditët! Nderim guximtareve!”, shkruan Berisha në mesazhin që shoqëron videon e publikuar.
Postimi i kreut të PD-së vjen në një kohë kur protesta studentore vijon, ndërsa pamjet e shpërndara prej tij përcjellin mesazhin e mbështetjes për vajzat që janë bërë pjesë e tubimit.
