
Mes tensionit, kaosit dhe përplasjeve në Tiranë, disa turistë të huaj janë ndalur për të ndjekur nga afër zhvillimet. Një grup turistësh nga Gjermania, të cilët ndodhen për herë të parë në Shqipëri, u shfaqën të qetë teksa hanin akullore dhe ndiqnin protestën. Të pyetur nëse kishin frikë nga situata, ata u përgjigjën “Jo,jo”.
