
Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për dialogun me studentët.
Ndërkohë, në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Digje, digje!”. Protesta PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën studentore, e cila vijon prej 12 ditësh dhe pritet të nisë në orën 14:00.