
Protestuesit kanë intensifikuar sulmet ndaj mjeteve ujësjellëse të Policisë, duke i goditur me molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh.
Më herët, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, duke mbuluar bulevardin me re tymi.
Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë vazhdimisht për të bllokuar grumbullimet e protestuesve dhe për të ndaluar marshimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë.
Përplasjet vijojnë në rrugët e kryeqytetit, në ditën e 12-të të protestës kundër qeverisë Rama.

