Zv.kryeministrja Albana Koçiu, ka bërë publikie pamjet e një grupi të vogël protestuesish. Koçiu thekson se tentativa për të fabrikuar me çdo kusht një “revolucion të popullit” do të dështojë dhe do të përfundojë si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë. ”Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë. Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më”,-shkruan Koçiu.