Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një foto të disa komunikimeve që, sipas tij, lidhen me protestuesit e sotëm. Në mesazhet e publikuara pretendohet se është dhënë urdhër për djegien e qendrës tregtare Toptani dhe hotel Plaza në qendër të Tiranës. Ndërkohë mësohet se brenda Qendrës Toptani ka qindra klientë brenda.

