
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër ndaj aktit të flakëve që u panë pranë Kishës Katolike ”Zemra e Krishtit” në ”Rrugën e Kavajës”, duke e dënuar atë dhe duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me ligjin.
“O Zot, fali! Por ligji duhet t’i bëjë shembull”, është mesazhi i Ballës, përmes të cilit ai shpreh indinjatën për ngjarjen dhe kërkon ndëshkimin e personave përgjegjës.
Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e respektimit të institucioneve fetare dhe të rendit publik.
