Jurgen Klopp te Real Madridi, reagon Red Bull: Nuk ka klauzolë lirimi!
Zërat që vinin nga Spanja për një kalim të mundshëm të Jürgen Klopp te Real Madridi, si zëvendësues i Xabi Alonsos në vështirësi, janë shuar shpejt. Një mohim i prerë ka ardhur nga Red Bull, duke mbyllur çdo spekulim rreth së ardhmes së trajnerit gjerman.
Të sqarojë situatën ka qenë vetë CEO i Red Bull, Oliver Mintzlaff, i cili në një intervistë për “Bild” ka blinduar pozicionin e Klopp. “Këtu ndihet si në shtëpi dhe angazhimi i tij është total”, ka deklaruar drejtuesi i lartë, duke hedhur poshtë çdo hipotezë largimi.
Mintzlaff ka zbuluar edhe një detaj kyç nga kontrata e trajnerit gjerman, që i mbyll përfundimisht derën Real Madridit: “Kontrata e tij nuk parashikon asnjë klauzolë lirimi”. Një element vendimtar që e bën të pamundur çdo negociatë.
Mesazhi është i qartë: Jürgen Klopp nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient. E ardhmja e tij mbetet e lidhur ngushtë me projektin Red Bull, ndërsa zërat për një aventurë në “Santiago Bernabeu” mbeten vetëm spekulime merkatoje.
KOHA JONË SONDAZH

