Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Corriere della Sera: SHBA synon shpërbërjen e BE!

Corriere della Sera: SHBA synon shpërbërjen e BE!

Kryesore
E premte, 26 Dhjetor 2025 11:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga përplasja e BE-së në epokën e komisionerit Mario Monti kundër Microsoft-it, i akuzuar për abuzim me pozicionin dominues, një debat që nisi në vitin 1998 dhe përfundoi me gjobën e parë të madhe transatlantike në 2004-ën, kemi kaluar në një “luftë të ftohtë” të mirëfilltë për teknologjinë e lartë, të nisur nga SHBA-të kundër Brukselit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kjo është një ofensivë e përbërë nga tarifa ndëshkuese dhe tani edhe nga ndalimi i personazheve, mbi të gjithë ish-komisioneri Thierry Breton. Ata akuzohen se janë mbrojtës të rregullave për mbrojtjen e përdoruesve digjitalë. Bëhet fjalë për ligjet – Digital Markets Act dhe Digital Service Act – të votuara vitin e kaluar me shumicë të madhe dhe të mbështetura nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Mund t'ju interesojë

Para 12 orësh
I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemr...

Para 13 orësh
Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush ...

Para 13 orësh

Në epokën e Donald Trump-it dhe gjigantëve teknologjikë që e mbështesin atë, kemi kaluar papritur nga konfliktet mes Komisionit të BE-së dhe kompanive të Silicon Valley-t, te një sfidë e hapur nga qeveria amerikane. Kjo sfidë ka të bëjë me natyrën dhe kufijtë e lirisë së fjalës dhe sovranitetit digjital.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Europa, pasi hoqi dorë në korrik nga vendosja e një takse digjitale që nuk pëlqehej nga amerikanët për të shmangur tarifat e Trump-it, sot gjendet në një situatë të vështirë. Qeveria e SHBA-ve po i trajton zyrtarët dhe politikanët europianë si të ishin oligarkë rusë nën sanksione. Kjo e ka detyruar BE-në të deklarojë përmes një zëdhënësi se “sovraniteti rregullator i BE-së nuk është i negociueshëm”.

A dëshiron vërtet Uashingtoni, pasi ka akuzuar demokracitë europiane se janë joliberale, të detyrojë Europën të tërheqë ligjet e saj? Dhe si u arrit deri këtu?

Nga përplasja Monti-Microsoft te ligjet e kundërshtuara nga Trump-i

Për më shumë se një çerek shekulli, tensionet mes Brukselit dhe gjigantëve të Big Tech-ut kanë qenë një dukuri e zakonshme, ku qeveria amerikane nuk ndërhynte shumë. Kjo ndodhte edhe sepse që në fillim, në vitin 1998, hetimi i BE-së ndoqi një padi të ngjashme kundër Microsoft-it nga vetë Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

Pas Microsoft-it, në dekadën e dytë të shekullit XXI, radha i erdhi gjigantit të ri të internetit, Google-it. Ai u dënua tri herë me gjoba miliarda dollarësh për sjellje kundër konkurrencës: sepse detyroi kompanitë telefonike të instalonin sistemin Android në telefonat e tyre; sepse favorizoi platformat e veta në shërbimet e blerjeve dhe sepse bllokoi reklamat e konkurrentëve për të favorizuar rrjetin e tij, AdSense.

Me rregulloren GDPR për mbrojtjen e të dhënave, të votuar në 2016, Europa bëri një hap cilësor. Jo më vetëm treg dhe konkurrencë, por edhe privatësi dhe mbrojtje e të dhënave të qytetarëve. Ky sistem i ri i detyroi firmat e mëdha, pothuajse të gjitha amerikane, të rimendonin mënyrën se si mbledhin të dhënat e përdoruesve.

Me dy ligjet e reja të vitit 2024 (DMA dhe DSA) dhe gjobat e para për Apple-in (1.8 miliardë euro), Meta-n (797 milionë) dhe X-in (120 milionë), tensionet u kthyen papritur në një “zjarr” të madh.

Filozofi të ndryshme, tarifa dhe sulm ndaj sovranitetit të Europës

Reagimi shumë i ashpër amerikan mund të interpretohet në tri mënyra:

1.Shpërthimi i tensioneve që lidhen me ndryshimet mes SHBA-ve dhe Europës për mbrojtjen e qytetarëve dhe lirinë e bizneseve. Europa vendos në plan të parë liritë civile dhe mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa SHBA-të synojnë dinamizmin e biznesit dhe sigurinë kombëtare. Administrata Trump-it i sheh rregullat europiane si barriera që godasin kompanitë amerikane.

2.Trump-i po përdor rregullat digjitale për të luajtur lojën e tij të preferuar, atë të tarifave doganore. Në korrik, Brukseli u tërhoq nga taksa digjitale për të ulur tarifat e larta që Trump-i donte të vendoste ndaj BE-së. Por Ministri i Tregtisë, Howard Lutnick-u, i ka kërkuar BE-së të rishikojë rregullat digjitale në favor të kompanive amerikane, duke premtuar në këmbim një qëndrim më të butë të Uashingtonit për tarifat.

3.Presidenca Trump-it, në mandatin e dytë, po bëhet autoritare brenda vendit dhe imperiale në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai po ushtron presion të vazhdueshëm mbi partnerët, jo vetëm ndaj BE-së, por edhe ndaj Britanisë së Madhe dhe Koresë së Jugut. Uashingtoni duket se preferon aleatë që i binden si “feudalë”.

Fjalët e ashpra të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili dikur shihej si fytyra e moderuar e lëvizjes së Trump-it, përforcojnë këtë dyshim. Rubio-ja i quan ligjet europiane si “ndërhyrje të tepërta nga censurues të huaj”. Për të, kontrolli i përmbajtjeve në rrjet për të bllokuar shpifjet dhe urrejtjen është thjesht censurë.

Por në Amerikën e Trump-it, Vance-it dhe Elon Musk-ut, vlen vetëm linja radikale: “absolutizmi i lirisë së fjalës”. Nuk është rastësi që ky shpërthim i takon periudhës pas gjobës që BE-ja i vuri rrjetit X të Musk-ut. Musk-u, njeriu që vlen 750 miliardë dollarë, u mjaftua me një kërkesë të shkurtër: Shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Corriere della Sera

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.