
Në një kohë që nga protestat studentore kërkohet dorëheqja e kryeministrit, qeveria ”Rama 4” ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur dy ndryshime në qeveri. Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave. Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
